Categories
Lajme FRI

Sektori i Femrës në Nëndegën Karshiakës në Studeniçan startoi me aktivitete

Më datë 18.07.2014, nëndega e Forumit Rinor Islam-Karshiakë në Studeniçan shtroi iftar për aktivistet e kësaj nëndege dhe mysafire të tjera.
Pas iftarit, pasoi program edukativ dhe artistik i cili përfshiu lexim të Kur’anit të Lavdishëm, ligjëratë dhe pika të tjera artistike.
Fjalim rasti në fillim të programit pati kryetarja e Degës së Shkupit të Sektorit të Femrës, znj. Mirvete Musliu. Ndër të tjerash, ajo foli mbi rëndësinë e hapjes së nëndegës së Forumit Rinor Islam në fshatin Studeniçan dhe shprehu entuziazmin dhe planet për të vazhduar me projekte dhe aktivitete madhore në të ardhmen.
E pranishme në këtë mbrëmje qe edhe znj. Edina Mici, anëtare e kryesisë qendrore të Sektorit të Femrës. Znj. Mici përshëndeti fillimin e aktiviteteve të kësaj nëndege, si dhe foli mbi aktivitetet që ka realizuar Sektori i Femrës përgjatë muajit tëRamazanit.
Iftari në fjalë qe aktiviteti i parë i Sektorit të Femrës në Nëndegën e Karshiakës në Studeniçan. Kjo e fundit është themeluar vetëm disa muaj më parë dhe veçmë ka ndërmarrur një sërë aktivitetesh edukative dhe kulturore.

10559093_10204996962746999_1133320346_n
Sektori i Femrës në Nëndegën Studeniçan startoi me aktivitete

Exit mobile version