Si çdo vit, edhe sivjet Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam (dega e Shkupit) organizoi piknikun tradicional veror. Pikniku i sivjetëm u realizua më datë 14.06.2014, në parkun rekreativ Saraj.
Në piknik ishin të pranishme anëtaret e Sektorit të Femrës, si dhe mysafire të tjera.
Fjali rasti pati kryetarja e Sektorit të Femrës, znj. Esma Sherifi-Kurti, ndërsa u mbajt edhe ligjëratë nga teologia Aisha Bunjaku-Ademi, në temën “Rëndësia e të qenit të dobishëm për të tjerët”.
Përveç kësaj, pinkiku përmbajti edhe një sërë lojash dhe aktivitete tjera rekreativo-sportive.
Pikniqe të këtilla organizohen në të gjitha degët e Forumit Rinor Islam.
EDITOR
10 years ago
previous article
Si i shkruaj fjalët
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago