Më dt: 15.12.2013 ( E shtunë), Sektori i Femrës pran degës së FRI-së në Kërçovë, realizoi duanë e hatmes me kursistet e para, të cilat me sukses e ndoqën dhe kryen kursin e nivelit të parë për leximin e Kur’anit Famëlartë!
Me këtë rast në hapsirat e H/R Arabella u organizua një ceremoni modeste me këto kursite dhe pjesmarrëse të tjera në këtë rast.
Programi në fjalë përmbajti lexim të Kur’anit, recitale, pjesë teatrale dhe fjalime përshëndetëse.
Këtë ceremonial me së shumti e begatoi shpërndarja e mirënjohjeve, për kursistet të cilat e kryen me sukses kursin në fjalë.
Vlen të theksohet se shpërndarjen mirënjohjeve e bëri Ajshe Emini, përgjegjëse e Sektorit të Femrës në Kërçovë, dhe njëherit ligjëruesja e Kursit.
Categories