Më 25 korrik 2014, ditë e enjte, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi iftarin tradicional ku morën pjesë përfaqësuese të organizatave joqeveritare, mysafire nga vendi dhe jashtë dhe aktiviste të Forumit Rinor Islam. Iftari u bashkëorganizua me Asociacionin për Afirmimin e Gruas (AAG).
Pas iftarit, fjalë përshëndetëse pati kryetarja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj. Esma Sherifi Kurti e cila pos që përshëndeti të pranishmet, tregoi shkurtimisht edhe për rëndësinë e muajit ramazan, vlerat e të mirave në këtë muaj si dhe rëndësia e punëve të dobishme.
Pos kësaj, ajo tregoi edhe për aktivitetin dhjetëvjeçar të Sektorit të Femrës, në përgjithësi dhe aktivitetet e shumëllojshme në ramazan, në veçanti.
Iftari u pasua nga tribuna që u organizua me ligjëruesen, mysafire nga Turqia, znj. Hatixhe Shahin.  Tema të cilën e elaboroi ligjëruesja ishte “Vetëdijësimi dhe vëllazëria në ramazan”.
Ky iftar ishte edhe iftari qëndror i Sektorit të Femrës dhe njëherit aktiviteti që përmbylli të gjithë aktivitetet që realizoi Sektori gjatë këtij muaji.

10522133_804626612911620_1870552250_n
Sektori i Femrës pranë FRI-së dhe AAG organizuan iftar dhe tribunë

10565761_804626646244950_904912801_n
Sektori i Femrës pranë FRI-së dhe AAG organizuan iftar dhe tribunë

10574721_804626636244951_146882261_n
Sektori i Femrës pranë FRI-së dhe AAG organizuan iftar dhe tribunë