Më 02 mars 2014, ditë e diel, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi piknik njëditor.
Në këtë piknik morën pjesë rreth 60 anëtare dhe aktiviste të Sektorit të Femrës. Pikniku u realizua në Kodrën e Diellit.
Karakteri i piknikut kryesisht ishte rekreativ, njëherit edhe një mundësi e mirë që pjesëmarrëset të njihen më mirë mes vete, meqë ishin nga qytete të ndryshme, si: Shkupi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Dibra.
Në orët e mesditës, për pak kohë u bashkangjit edhe kryetari i FRI-së, z. Fevzi Musliu, i cili me këtë rast dha edhe disa këshilla të shkurtëra.
Njëri nga qëllimet, e organizimit të piknikut, ishte edhe për tu shpërblyer puna e anëtareve dhe aktivisteve të Sektorit të Femrës.
EDITOR
11 years ago
previous article
Doktori kryeministër i Malajzisë
next article