Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në rendin e aktiviteteve të shumta që ka, me datë 28.07.2013 organizoi iftar me aktivistet dhe anëtaret, e më pastaj në një ambient të mire me sukses e realizoi  Kuizin e Diturisë me moton “Më e mira, ndër më të mirat”. Pas një kohe të gjatë, Sektori i Femrës e pa të arsyeshme sërisht të ringjall këtë aktivitet.
Garueset ishin nxënëse të shkollave të mesme dhe me shumë vullnet e dëshirë ishin përgaditur për kuizin. Që të jetë sa më korrekt vlerësimi, garueset u mbikqyrën nga komisioni i cili ishte i përbërë prej tre anëtarëve.
Megjithëse të gjitha ishin të pregaditura , simbolisht u shpërblye vendi i parë të cilin e meritoi Remzije Zeqiri nxënëse e shkollës së  mesme të mjeksisë Pançe Karagjozov , e cila u shperblye me 50 euro si dhe nje komplet librash. Vendet tjera u shperblyen me nga një dhuratë si dhe komplet librash.
Sektori i Femrës do të vazhdojë me aktivitete dhe programe të cilat do të jenë të dobishmë për shoqërinë ku ajo vepron.

Kuizi (2)
Sektori i Femrës pranë FRI-së, realizoi kuiz të diturisë

Kuizi (3)
Sektori i Femrës pranë FRI-së, realizoi kuiz të diturisë

Kuizi (4)
Sektori i Femrës pranë FRI-së, realizoi kuiz të diturisë

Kuizi (5)
Sektori i Femrës pranë FRI-së, realizoi kuiz të diturisë

Kuizi (6)
Sektori i Femrës pranë FRI-së, realizoi kuiz të diturisë

Zyra për marrëdhënie me publikun pranë Forumit Rinor Islam