Categories
Lajme FRI

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Më datë 26.10.2013 e shtunë, Sektori i Femrës pranë FRI-së  realizoi seminar edukativ nën moton : ”Vlerat e Forumit Rinor Islam ”, në Kafeklubin FRI Shkup.
Në fillim të seminarit fjalë përshëndetëse mbajti  përgjegjësja e Sektorit të Femrës Znj.Esma Sherifi Kurti e cila theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre seminareve, ngase një ndër aktivitetet primare të sektorit të Femrës e cila paraqet boshtin kurrizor të veprimtarisë është edhe ngritja e anëtareve dhe aftësimi i tyre.
Ligjërues në këtë seminar ishte Kryetari i Forumit Rinor Islam z. Fevzi Musliu dhe Mr. Kujtim Kasami.Temat e shtjelluara në këtë seminar ishin ”Besimi; burim i elanit, sakrificës dhe ndjenjës së përgjegjësisë’’ dhe ”Përpikshmëria; rruga drejt suksesit “.
Ligjëratat në fjalë u realizuan  në dy seanca ku në fund të çdo seance pasoi edhe një grup punues. Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin anëtare dhe aktiviste të sektorit të Femrës pranë FRI-së nga të gjitha degët ku ajo vepron.Njëherit ky është seminari i parë nga cikli i seminareve që planifikon të realizon Sektori i Femrës gjatë vitit.

Seminari Edukativ, 26.10 (1)
Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

Sektori i Femrës pranë FRI- së realizoi seminar edukativo aftësues

 
 
 

Exit mobile version