Për herë të parë sivjet, Sektori i Femrës – Dega Shkup organizoi evenimentin kulturoro-artistik “Mbrëmje Islame”.
Programi i kësaj mbrëmjeje u hap me ligjëratën mbi muajin e Ramazanit si dhuratë dhe bekim nga Zoti, të elaboruar nga kryetarja e Sektorit të Femrës znj. Esma Sherifi – Kurti.
Më pas, pasuan një sërë pikash artistike, përfshirë këtu paraqitjen me ilahi të korrik “Rejjan” të Sektorit të Femrës, si dhe interpretime të poezive të zgjedhura që ngjallën emocione tek të gjithë të pranishmit.
E veçanta e kësaj mbërmjeje ishte risia e vetë aktivitetit si dhe komentet e shumta pozitive nga publiku.