Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega në Shkup, në vazhdën e aktiviteteve për muajin ramazan, po realizon edhe ligjëratat për femra.
Ligjëratat po realizohen nëpër xhami me ligjëruese të ndryshme dhe tema kushtuar këtij muaji.
Ato kanë filluar më 1 korrik 2014, ditë e martë, ku në xhaminë NUR u realizua ligjërata e parë me temën “Vlera e muajit ramazan”, me ligjëruesen Advije Shazi. Në të njejtën xhami, sot u realizua ligjërata e dytë, me temë “Dashuria për islamin”.
Më pas, më 4 korrik 2014, vazhdoi në fshatin Satapetkë të Shkupit, ku për temën “Vlera dhe dobitë e agjërimit” ligjëroi Fatime Ramuka.
Ligjëratat e ngjashme, të organizuara nga Sektori i Femrës, Shkup, do të vazhdojnë deri në përfundim të muajit ramazan.
Përveç tyre, Sektori i Femrës, vazhdon edhe me aktivitetet tjera përgjatë gjithë muajit.
Categories