Më 2 korrik 2014, ditë e mërkurë, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega në Tetovë, në një mënyrë solemne realizoi duanë e hatmes  me pjesëmarrëset e kursit të fshatit Nerasht.
Ishin gjithsej 25 persona ato që ndoqën kursin e Kur’anit  të cilat edhe e përfunduan me sukses.
Me një program modest të organizuar në xhaminë e fshatit Nerasht, u përmbyll solemnisht ky kurs. Programi përfshiu fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja Ganimete Shasivari si dhe disa këshilla, për muajin ramazan, nga ligjëruesja Sumeje Peza.
Është ky aktivitetet  i realizuar  me sukses,  që theksohet ndër aktivitetet që realizon Sektori i Femrës, Tetovë përgjatë këtij muaji, kjo për atë se ramazani është muaji i Kur’anit.

10528019_772559636097977_603333368_n
Sektori i Femrës, Tetovë, me program solemn përmbylli kursin e mësimit të leximit të Kur’anit

10528079_772559629431311_311212221_n
Sektori i Femrës, Tetovë, me program solemn përmbylli kursin e mësimit të leximit të Kur’anit