Forumi Rinor Islam – Sektori i Femrës, Tetovë, organizoi piknik njëditor, të martën, më 21 prill 2015.
Pikniku u realizua në Kodrën e Diellit, dhe morën pjesë anëtaret e aktivistet nga Tetova.
Karakteri i piknikut ishte më shumë rekreativ, por nuk mungoi edhe pjesa edukative. Të pranishmet patën rastin të dëgjojnë edhe disa këshilla nga Emsale Osmani (teologe), e cila foli për vlerën e diturisë si dhe sinqeritetin.
Poashtu fjalë përshëndetëse pati edhe përgjegjësja e sektorit për Tetovë, Ganimet Shasivari.
11180242_816996521681904_1973326009_n

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam