Shejh Selman Aude, ka deklaruar se cilësia është një parim islam dhe kuranor. Kurani fisnik e konfirmon këtë parim në shumë pasazhe, ku një ndër ta është dhe në historinë e Jusufit a.s, ku thotë:”Ne do të rrëfejmë ty, historinë më të dobishme”. Sakaq, profeti Muhamed a.s thoshte:”Zotit e do dikë që e  bën punën në mënyrën më të mirë!”
Ai tha se historia e profetit Jusuf a.s, na sjell një model për tu ndjekur lidhur me cilësinë në çdo spektër. Ai manifeston nivelin më të lartë të sinqeritetit me prindërit, saqë arriti tu fitojë zëmrën, ofron modelin më të mirë moral në pallatin e ministrit, ofron modelin më të mirë edhe në burg, ku bashkëvuajtësit e tij dëshmonin për vlerat e Jusufit a.s “Ne vërejmë se ti je njeri i mirë”.
Kurani na përmend edhe interpretimin e detajuar të ëndrrës nga ana e Jusufit a.s, gjë e cila i përngjan planifikimit për të ardhmen dhe vënien e strategjive në ditët e sotme. Jusufi a.s ofroi modelin më të mirë lidhur me parimin e cilësisë.
Fakti që Jusufi a.s kërkoi ti besohej ekonomia e Egjiptit, duke cekur dy virtytet bazë të tij, besueshmërinë dhe aftësinë, tregon se këty dy virtyte janë kritere të domosdoshme të cilësisë lidhur me aspektin financiar.
Aude tha se memorizimi i Kuranit, është modeli më sublim lidhur me cilësinë. Që nga mënyra si i shpallej profetit Muhamed a.s, rëndësia që i kushtonin shokët e tij leximit dhe shkrimit të Kuranit, kontributi i tij në ruajtjen e gjuhës arabe përgjatë 14 shekujve etj… janë tregues të perfeksionimit dhe cilësisë që kërkon ky libër.
Ai tha se ritualet që kryen një mysliman, përmbajnë dhe e stimulojnë cilësinë, duke filluar që nga abdesi, i cili duhet të merret në formën më të mirë, nijeti para namazit që do të falësh, tekbiri, përhumbja gjatë namazit, përkushtimi që këtë ritual mos e kryesh për syfaqësi, ndjesia se Zoti po të vëzhgon në çdo lëvizje etj…
Ai bëri thirrje për cilësi edhe në edukimin e fëmijëve, i cili nuk duhet të jetë spontan, por të bazohet në leximin e librave më të fundit, trajnimet në këtë fushë etj… /ardhmeriaonline/