Categories
Lajme

Selman Aude dhe Muhamed Arifi: Irani i përfshirë nga fanatizmi i verbër sektar

Disa figura fetare shumë popullore të Arabisë Saudite, kanë ndërmarrë një ofensivë mediatike kundër Iranit dhe Hizbullah të Libanit, dy palë të cilët luftojnë në mbrojtje të regjimit diktatorial të Beshar Esed. Në një nga postimet e tij në Tuitter, shejh Muhamed Arifi thotë rreth Hizbullah:”Roli që Hasan Nasrallah ka luajtur në favor të Iranit tashmë ka përfunduar, ai është demaskuar dhe i vjen era gjak. Tashmë ka humbur të gjithë ndikimin e dikurshëm në botën arabe dhe atë islame. Mendoj që Irani mund dhe ta heqë qafe, për të marrë me vete të gjitha sekretet. Kriza e Sirisë e nxori Nasrallahun lakuriq para botës, të etur për gjak fëmijësh dhe përdhunim femrash siriane.”
Sakaq, Selman Aude publikon në profilin e tij:”Irani e konsideron veten zyrtarisht si:”Republika islamike e Iranit”, por realiteti i saj është sektar dhe me baza të pastra perse. Ai është një diktaturë e pastër, që fshihet pas emrit të fesë dhe vret në emër të Zotit! Nuk mendoj se Irani e sheh Sirinë si një aleat strategjik, por thjesht si një zgjatim të republikës islamike të Iranit.”
Deklaratat e këtyre dy figurave fetare, vijnë pas një sërë deklaratash të tjera zyrtare të vendeve të ndryshme arabe. Kështu, ministri i jashtëm i Bahrejnit e konsideroi Hasan Nasrallah një terrorist, nga i cili duhet të shpëtojë Libani. Ndërkohë që lëvizja e Vëllezërve Myslimanë në Egjipt, thanë se Hizbullahut i ka rënë maska, duke nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë sektare. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version