Dr Selman Aude, sekretar asistent pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, ka deklaruar se Egjipti, gjatë gjithë historisë, ka qenë një vatër dhe djep i kulturës, shkrimtarëve, dijetarëve, artistëve, biznesmenëve dhe intelektualëve. Ai tha se vendi duhet ti kthehet statusit të tij të mëparshëm, para se të vetëmbyllet dhe izolohet, duke i forcuar lidhjet vëllazërore me vendet arabe dhe ato islame.
Egjipti është në një proces rilindjeje dhe vendin e tij prijatar nuk e ka zënë askush deri më sot në rajon. Njeriu mund të ndihet i mërzitur dhe i zymtë, por me të vizituar Egjiptin, çelet në fytyrë dhe i rikthehet buzëqeshja e optimizmi.
Prindërit tanë i motivonin fëmijët e tyre që të mësojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu mund të fitonin ndonjë bursë studimi në Egjipt. E me tu kthyer që andej, do i priste një karrierë e suksesshme  – u shpreh Aude. /ardhmeriaonline/