Specialistët mendojnë se fibromialgjia është sëmundja e shekullit për femrat.
Fibromialgjia është një sëmundje e cila shfaqet me dhimbje të forta muskulore, çrregullime të gjumit, ndjeshmëri në pika të ndryshme të trupit dhe lodhje të vazhdueshme.
Prekja e kyçeve nga kjo sëmundje ndikon në kufizimin e lëvizjes dhe në çrregullimet trupore. Fibromialgjia nuk prek organet e brendshme, por është një sëmundje kronike që cenon cilësinë e jetës së të sëmurit, ndërsa ende nuk njihet shkaku i vërtetë i fibromialgjisë.
Zakonisht shfaqet tek femrat në moshën më të përshtatshme për riprodhim, por mund të prekë edhe meshkujt e fëmijët. Te femrat shfaqet 10 herë më shumë se tek meshkujt dhe mesatarisht 1 nga 100 persona preken nga fibromialgjia.
Parimi themelor i kurimit të fibromialgjisë është komunikimi i shëndetshëm mes mjekut dhe të sëmurit. Qëllimi kryesor i kurës është mundësimi i një jete sa më normale të të sëmurit duke i mësuar atij mënyrat e përballimit të dhimbjeve. Gjatë kurimit përdoren mënyra të ndryshme si kura me ilaçe, noti, fizioterapia, injeksionet e pikave të ndjeshme, ushqyerja e ekuilibruar dhe marrja e lëngjeve, mbështetja psikologjike apo akupunktura.
Sëmundja mund të përsëritet edhe pas kurave të mësipërme. Të sëmurëve u këshillohet të mësojnë mire mënyrat e përballimit të dhimbjeve dhe frekuentimin e rregullt të mjekut. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kryeministri Erdogan do të takojë përfaqësues të protestuesve
next article
Zëre se e hëngra
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
24 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
24 hours ago