Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç ka mbështetur idenë e kryeministri serb, Ivica Daçiç, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në gjithë territorin e Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci takimin e fundit e ka quajtur fitore për Kosovën, përderisa opozita paralajmëron rrezikun e krijimit të një mini-parlamenti serb, i cili do të ishte kërcënim serioz për Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Miletiç i ka deklaruar Radio Kosovës se personalisht mbështet idenë e kryeministrit serb për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës.
“Ajo çka nuk është e mirë, është nëse krijohet vetëm asociacioni për komunat veriore. Mirëpo nëse arrihet marrëveshje ndërmjet dy kryeministrave, do të duhej të ishte asociacion i të gjitha komunave me shumicë serbe, pa dallim a janë në veri apo edhe në jug”, tha Milletiç.
Adem Grabovci, ndërkaq, e sheh të rrezikshme krijimin e privilegjeve midis komunitetit serb.
“Unë e përshëndes edhe vullnetin e minoritetit serb që jetojnë edhe në komunat tjera në Kosovë, të cilët duhet ta kenë parasysh që të mos krijojmë privilegje brenda edhe një komuniteti, edhe vetë komunitetit serb, sepse do të na shkaktojë probleme se ka rrezik të na rrezikojë procesin dhe të na kthejë prapa. Ne duhet të punojmë me interesat e shtetit të Kosovës dhe minoriteti serb dhe të gjithë qytetarët duhet ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë”, tha Grabovci.
Sipas Lutfi Hazirit, deputetit të LDK-së, qëllimi i Serbisë është që të krijojë një mini-parlament, i cili do të ishte rrezik për Kosovën.
“Tendenca e Serbisë, pavarësisht si quhet apo si është emëruar ky organ, është tendencë për krijimin e një mini-parlamenti, ku komunat delegojnë përfaqësuesit e vet dhe ku delegojnë përgjegjësitë në vendimmarrje dhe kjo është kërcënim për Kosovën, sepse krijohet shtresa e tretë e pushtetit që quhet administratë apo niveli i mesëm i pushtetit, e kjo nuk guxon të ndodhë”, tha Haziri.
Ndërsa Alma Lama I Vetëvendosjes thekson se krijimi i asociacionit të komunave serbe në veri do ta bosnjëzonte Kosovën.
“Nuk mund të lejohet asociacion i komunave, sidomos me bazë territoriale, siç po e kërkojnë ata, sepse ky do të ishte thjesht ndërtimi i një shteti tjetër brenda shtetit të Kosovës. Ata kanë kërkuar që të kenë edhe parlamentin e vet, të kenë institucione të cilat i udhëheqin këto komuna, asamble parlament, që do të thotë thjesht është një imitim i asaj çfarë po ndodh një Bosnje”, tha Lama.
EDITOR
12 years ago
previous article
Stërviten për të ngrënë mish gjarpri (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago