Mediat serbe së fundmi kanë ngritur një sqetësim i cili nuk ka të bëjë me cështjet etnike. Kështu sipas Kurir, mafia shqiptare ka marrë në dorë frerët e krimit në vend, duke kontrolluar thuajse tërësisht trafikun e drogës në shtetin fqinj.
“Nga klani i Zemunit, dikur tepër i fuqishëm dhe nga grupet e Dejan Stojanoviq Keke, tashmë në arrati, kanë mbetur aktive vetëm pak klane dhe fjalën kryesore në botën serbe të krimit e thotë mafia shqiptare. Thuajse 90 për qind e drogës që hyn në Serbi kontrollohet nga kriminelët shqiptarë, ndërkohë që ka rol të dorës së parë edhe në Evropën Perëndimore si dhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës”, shkruan gazeta në një artikull ne titull “Serbia nën kthetrat e mafias shqiptare”.
“Fjalën kryesore e thotë mafia shqiptare, e cila e furnizon Serbinë përmes Kosovës me heroinë e marijuanë. Mafia malazeze ka arritur të lidhet më së miri me kartelet e Amerikës së Jugut dhe gjithashtu edhe ajo shet kokainë në tregun serb”, thotë ish-kreu i policies serbe.
Megjithatë ata kanë nisur të humbasin terren përballë mafies së plotfuqishme ruse. /Indeksonline/
Categories