Federata e Futbullit e Serbisë (FSS) në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare Futbollistike (FIFA), që do të mbahet javën e ardhshme në Brazil, do të japë pëlqimin që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore futbollistike.
I vetmi kusht do të jetë që e përzgjedhura futbollistike të luaj pa asnjë simbol shtetëror. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit, “Politika”, transmeton Koha.net.
Ky ndryshim i qëndrimit të FSS-së pjesërisht është rezultat i konsultimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, shkruan kjo gazetë.
Para një muaji, presidenti i FIFA-s Sep Blatter i kishte thirrur në bisedë kryetarët e federatave të Serbisë e të Kosovës, Tomisllav Karaxhiqin e Fadil Vokrrin, dhe me atë rast ishte konfirmuar se Kosova nuk do të mundë të luajë ndeshje zyrtare deri sa ajo të mos bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Blatter kishte konsideruar se nuk bën të lejohet që futbolli në Kosovë të vdesë, kurse ndeshjet miqësore do të jetë një nga mënyrat që kjo të mos ndodhë.
Aktualisht vetëm kategoritë e të rinjve dhe të përzgjedhjes së femrave të Kosovës ka lejë të zhvillojnë ndeshje miqësore me vendet që e kanë njohur Kosovë.
admin
11 years ago
previous article
Anglishten le ta mësojnë ministrat, pastaj taksistët!
next article
Brezi i humbur i fëmijëve sirianë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago