Categories
Lajme

Serbia “përvetëson” pasuritë natyrore të Kosovës

Shefi i ekipit serb për zbatimin marrëveshjes së Brukselit, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë që marrëveshja, për shkak të interpretimeve ë ndryshme për zbatim, të bëhet e pavolitshme e kundër interesave të popullit serb.
“Situata është e tillë që të dy palët tani për tani i interpretojnë në mënyra të ndryshme esencën e disa dispozitave të marrëveshjes”, ka thënë Gjuriç për gazetën “Politika”.
Sipas fjalëve të tij, ekipi i Prishtinës është shumë përjashtues në qëndrimet dhe pikëpamjet e veta.
Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat detaje janë më të kontestuarat në zbatimin marrëveshjes së 19 prillit, Gjuriç ka thënë se pikat kryesore të mospajtimit janë mënyra e formimit ë bashkësisë së komunave serbe dhe koncepti i integrimit në sektorin sigurisë dhe të gjyqësisë.
Teksa ka folur për zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve serbë, Gjuriç ka thënë se marrëveshja flet për integrimin institucioneve ekzistuese dhe jo për konkurset sipas të cilave Prishtina do të vendoste për përshtatshmërinë e të zgjedhurve serbë.
Gjuriç ka thënë se gjatë takimit janë kërkuar edhe biseda për, siç ka thënë ai, çështjen e pasurisë së Serbisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version