Jovana Tintor nga Beogradi është profesoreshë e lëndës “Gjuha Shqipe” në Kamenicë. Ajo është e angazhuar edhe në një projekt (“ECMI”) në komunën e Kamenicës, në Kosovë.
Ajo ka mbaruar studimet e gjuhës shqipe në Tiranë dhe u jep mësime të gjuhës serbe shqiptarëve të komunës.
“Dëshira ime në fillim nuk ishte të studioj gjuhën shqipe. Vitin e katërt e kam mbaruar në Tiranë. Jam shumë e lumtur që e kam studiuar gjuhën shqipe e jo ndonjë gjuhë tjetër”, thotë ajo në një intervistë për “TV Kamenica”, shkruan “Express”.
“Këtu jap mësimet e gjuhës serbe, shqiptarëve që punojnë në Komunën e Kamenicës”, thotë ndër të tjera Jovana, duke shtuar se si fillim e kishte të vështirë ta kuptonte shqipen e kosovarëve.
Categories