Emri i librit:SFIDAT E MUSLIMANIT BASHKËKOHOR
Autor: Bashkim Aliu
Redaktura gjuhësore: Sadike Tahiri
Korrektorë:Agim Abazi dhe Ammar Jusufi
Botues: Furkan ISM
Shkup, 2006.
Libri në fjalë e trajton sfidat me të cilat ballafaqohet muslimani i sotëm. Koha në të cilën jetojmë është kohë e sfidave të cilat dalin para njeriut bashkëkohor, gjegjësisht kohë e problemeve dhe pyetjeve të ndryshme të cilat presin përgjigje nga ai dhe të cilat i imponohen fuqishëm. Shiquar realisht, problemi i sfidave nuk është problem vetëm i kohës sonë, por ai ka qenë prezent edhe në kohët më të hershme dhe çdo kohë i ka patur sfidat e veta për brezin e asaj kohe.
Në veçanti, në këtë libër, vehet theks në sfidat të cilat u drejtohen të rinjve, ngase ata janë shtresa më e ekspozuar ndaj sfidave. Poashtu, libri në fjalë, vë theks në sfidat të cilat kanë të bëjnë me besimin dhe fenë, dhe të cilat i referohen identitetit të njeriut, të cilat njëherit janë edhe sfidat më të rrezikshme. Kjo dhe është e kuptueshme sa ka edhe shume sfida tl natyrave tjera.
Libri është i ndarë në dy kapituj:
Në kapitullin e parë, i cili ka të bëjë me “Sfidat e muslimanit bashkëkohor”, gjinden titujt kryesor vijues: Sfida në planin ideologjik; Në planin fetar; Në planin moral; Në planin organizativ të shoqërisë; Në planin e zhvillimit teknologjik; Në planin e mirësjelljes; Në planin humanitar.
Në kapitullin e dytë, i cili ka të bëjë me “Krizat e rinisë-Sfida Rinore”, gjinden titujt kryesor vijues: Kriza e dyshimeve; Kriza e epsheve; Zbrazëtia shpirtërore; Kriza ideore; Humbja e kohës; Shoqëria e keqe; Mbjellja e pesimizmit dhe morali i dobët; Margjinalizimi i rolit të rinisë; Mosekzistimi i shembullit të mirë; Ndjenja e varësisë dhe dështimit; Preokupimi me të tjerët; Ngutja; Besimi i dobët; Distanca me më të vjetrit; Mosavancimi i arsimit.
Libri e ka pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.
Libri ka 100 faqe.
Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch
Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.
EDITOR
11 years ago
previous article
Ramazani dhe debatet shterpë të ditës së parë dhe të fundit
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago