Categories
Lajme FRI

Sfidat e të riut shqiptar – debat në USHT

Në praninë e një numri të madh të studentëve, profesorëve dhe të pranishmëve, Forumir Rinor Islam në bashkëpunim Parlamentin Studentor të USHT-së organizoi tribunën me temë “Sfidat e të riut shqiptar në kohën e sodit”.
Të pranishmëve në tribunë ju drejtuan Salajdin Salihu, profesor universitar dhe magjistri i piskologjisë arsimore, Muhamed Jonuzi.
Salajdin Salihu vuri theks të veçantë në rolin dhe kontributin e të rinjëve gjatë etapave të zhvillimit të kombit shqiptar. Ai përmendi mungesën e vetiniciativës si një defekt serioz te të rinjët tanë.
“Te shqiptarët ka qenë kjo e mira se kanë pasur një lloj tolerance ndaj kulturave dhe religjioneve tjera. Te shqiptarët nuk janë zhvilluar elementet ksenofobike që mund ti kenë kombet tjera në ballkan, pra ka një lloj ndjeshmërie ndaj tjetrës”, shprehet Salajdin Salihu. Sipas Salajdin Salihut nuk ka asgjë të keqe nëse njeriu është qenie religjioze, pasi religjioni nqë thelb na fton neve të bëhemi më të mirë dhe të përsorur. “Religjioni na bënë qenie komuntare, njeri që nuk jeton vetëm për vete por jeton për të mirën e përgjithshme” u shpreh Salajdin Salihu.
Psikologu, Muhamed Jonuzi rëndësi të veçantë i vuri sfidave që kanë të rinjët tanë në epokën e globalizmit dhe si duhet që ata të përballen me dukuritë devijante qëjanë përhapur. “Problemi i sfidave nuk është vetëm problem i kohës sonë, si i tillë ai ka qenë present edhe në kohërat më të hershme pasi çdo kohë i ka pasur sfidat eveta për brezin përkatës. Rinia shikuar nga të gjitha kënveshtrimet paraqet potencialin e së tashmes, shpresën e së ardhmes, e cila duhet përgatitur e të jetë e gatshme të mbart përgjegjësitë e kohës, duke përballuar pengesat e barrierat që i shtrohen në jetë”, shprehet Muhamed Jonuzi.
Rinisë duhet kushtuar kujdes në planin moral, human, ideologjik, civilizues, shkencor, kulturor dhe të ngjashme.
Muhamed Jonuzi pohon se për të pasur rini të shëndoshë dhe stabile ne duhet të kemi të rinj të ditur, më biografi të bujshme, të atillë që janë me vetëbesim për tëe qenë në krye të bashkesisë, të rinj që janë origjinial e jo imitues të verbër, planifikues e bashkepunues me të tjerët. “Globalizmi si i tillë nuk është vetëm humbje identitare dhe fragmentim kulturoe, sikurse e thonë shumica “kërcënim”, por në raste të caktuara është edhe “shans”, kembim idesh dhe zgjerim i interaksioni social” deklaroi Jonuzi.
Kjo tribunë bënë pjesë në kuadër të kampanjës së Forumit Rinor Islam me rastin e 21 Shkurtit – Ditës së studentit, kampanjë e organizuar nën moton “Studenti, Fuqi ndryshimi” në më shumë qytete ku FRI ka degët e veta.

Sfidat e të riut shqiptar - debat në USHT
Sfidat e të riut shqiptar – debat në USHT

Sfidat e të riut shqiptar – debat në USHT

Sfidat e të riut shqiptar – debat në USHT

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version