Në prezencë të një numri të konsiderueshëm të mysafirëve nga Kumanova dhe Likova si dhe mysafirëve nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare, Shoqata Edukative Vllazania nga Kumanova organizoi një iftar dhe një tribunë me rastin e muajit të Ramazanit.
Kjo shoqatë për më se një dekadë organizon aktivitete të ndryshme me theks të veçantë në përkujdesin për jetimët, fëmijët pa prindër si dhe edukimin e tyre por edhe fëmijëve tjerë nëpërmjet Shkollës për edukim Jakup Asipi që vepron në kuadër të kësaj shoqate.
Në këtë iftar ishin të ftuar, miq, dashamirë, donatorë dhe bashkëpunëtor të Shoqatës Vllaznia që në forma të ndryshme kanë kontribuar dhe kanë lidhje me punën që po e bën kjo shoqatë.
Pas mbarimit të iftarit pasoi edhe një ligjëratë nga hoxhë Halil Abduli nga Kosova që foli për anën praktike të ramazanit dhe mësimet që duhet t’i marrim nga ky muaj e duke u koncentruar kryesisht në rekomandimet kuranore që dalin për këtë muaj.
Pas tij edhe kryetari i shoqatës Vllaznia, Mr.Milazim Mustafa i përshëndeti të pranishmit duke e lutur Allahun që të kenë pasur agjërim të pranuar e në veçanti theksoi faktin e 10 ditëve të fundit të këtij muaji që profeti Muhamed i ka theksuar si ditë ku shpëtojmë nga zjarri i xhehenemit, kurse sa për të ndërlidhur me këtë rast ai kërkoi që së paku me lutjet tona të përbashkëta të kontribuojmë që gjithë muslimanët anë e kënd botës që po përjetojnë zjarrin e kësaj bote nga popujt zullumqarë, Allahu t’i shpërtojë.
Në mbarim u fal edhe namazi i akshamit dhe si kishte kohë për njoftim dhe biseda vëllazërore mes të pranishmëve.