Shafshaun është një qytet që ndodhet në veri të Marokut. Ai është ngritur nga Ali ibnu Rashid për strehimin e myslimanëve të dëbuar nga Andaluzia (gadishulli Iberik) në shekullin e 15.
Shafshaun, në gjuhën amazige do të thotë “brirët e malit” për shkak se është ndërtuar në një zonë malore.
Përveç historisë së gjatë të qytetit, ai njihet edhe për ngjyrën e vet karakteristike, atë blu. Banorët e kanë zakon që muret e jashtme të shtëpive ti lyejnë me ngjyrën blu, ngjyra dominuese në qytet. /ardhmeriaonline/
Categories