Xherdan Shaqiri e ka shpalosur kualitetin e tij të pasur edhe në ndeshjen e sontme ndërmjet Bayern Munichut dhe Barcelonës, të cilën e fitoi gjiganti bavarez me rezultat 2:0 falë golave të Lahm dhe Mandzukic.
Mesfushori kosovar u inkuadrua në lojë i freskët dhe e bëri ndoshta veprimin më të mirë të ndeshjes. Teksa e mori një top në krahun e djathtë, 21 vjeçari e bëri një veprim maetral me topin, në stil të të famshmit ronaldinho, duke e bërë ‘budallë’ kundërshtarin, ndërsa më pas harkoi me të djathtën për bashkëlojtarët. Sigurisht, me këtë veprim të përfaqësuesit zviceran ka mbetur i impresionuar edhe trajneri i tij, Pep Guardiola. /Fish Media