Bayern Munichu do të financoj ndërtimin e një vendi për lutje të myslimanëve në kuadër të stadiumit “Allianz Arena” në mënyrë që të përmbush kërkesat e futbollistëve bavarezë me religjion mysliman, si dhe të tifozëve të shumtë.
Mediat gjermane raportojnë se Bayerni do të jap 85 përqind të parave për ndërtimin e mesxhidit, xhami pa minare, kurse me 15 përqind do të kontribuojnë futbollistët dhe tifozët.
Në kuadër të objektit do të jetë edhe biblioteka myslimane, kurse aty do të shërbej edhe një imam. Sipas informacioneve nga Gjermania, është numri i madh i imamëve të cilët do të konkurrojnë për të kryer 5 kohët e faljes në këtë mesxhid.
Imami Irfan Agushi i cili për momentin kryen faljen e 5 kohëve në një xhami të Zvicrës, për “Portalb” është shprehur se nëse do të hapej konkursi do të kishte konkurruar dhe ai për të qenë pjesë e kësaj xhamie. “Pse jo, do të konkurroja, në bazë të informacionit që kemi lexuar do të jetë një xhami e kompletuar dhe do të ishte nder edhe për ne si imam të shërbejmë në këtë xhami. Është një rast për të përshëndetur, një skuadër e madhe që i ka plotësuar kërkesat e futbollistëve të tyre dhe tifozëve. Namazi për muslimanët është obligim, andaj tani do e kenë më lehtë të gjithë”, është shprehur imami Agushi.
Futbollistët që do të participojnë me para është mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri dhe ai francez, Franck Ribery.
Bayerni, pas Newcastle anglez, do të jetë klubi i dytë evropian që do të ndërtoj xhami për futbollistët myslimanë. /Portalb
Categories