Gazeta e njohur zvicërane “Blick” ka bërë një reportazh për jetën e Xherdan Shaqirit në Munchen. Një gazetar zvicëran ka intervistuar Shaqirin me të cilin e ka kaluar një ditë në rrugët e Munchenit, ndërsa Shaqa i ka treguar se si e kalon ai një ditë.
“Munchen është një qytet që më pëlqen shumë. Në përgjithësi unë mundohem që të përkushtohem në 3 gjëra, Bayernin, fenë time dhe familjen.
Jetoj së bashku me vëllain tim Arianitin. Është bukur këtu, kur të dalësh në ballkon dhe shikon njerëzit duke kaluar rrugës. Sa i përket prindërve të mi, ata më vizitojnë çdo dy javë, së bashku më vëllain tjetër Erdinin dhe motrën e vogël, Medinën. Ata janë të pranishëm në të gjitha ndeshjet kur ne luajmë si vendas.
Nuk e konsumoj as birrën dhe nuk e ha mishin e derrit, pasi jam një mysliman dhe mundohem që ta mbajë fenë time, në ato mundësi që i kam. Sa i përket alkoolit, nuk i pi birrat, por më pëlqen të pi në raste të caktuara ndonjë gotë verë të kuqe italiane. Ndërsa dua të theksojë se jam i vetmi në familje që nuk e ha djathin.
Fqinji im i parë është Frank Ribery me të cilin kaloj shumë kohë së bashku. Ndihem shumë mirë këtu në Gjermani, tifozët në të gjithë anët kërkojnë nga ti një autograf, të cilat më dëshirë i jap. Vendi ku unë kaloj më së shumti kohë, është restoranti ‘Hofbrahuas’ ku darkoj shpesh.
Me Bayernin synojmë që të fitojmë në të gjitha garat. Kemi një skuadër cilësore dhe deri tani po qëndrojmë mirë në të gjitha anët” deklaroj Shaqiri./Indeksonline/
Categories