Categories
Lajme FRI

Shaqiri: Kundër Shqipërisë nuk doja të shënoja…

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të Grupit E me çka Zvicra siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.
Shaqiri ishte në mesin e golashënuesve njëjte sikurse në duelin e parë. I pyetur nga Supersport ai ka thënë se ndihet i lumtur që do të luajë në një garë të rëndësishme si Botërori në Brazil.
“Ka qenë një ndeshje e rëndësishme për ne. Shqipëria ka skuadër të fortë, por synimi ynë ishte fitorja dhe ne e arritëm. Nuk doja të shënoj ekstra gol por fati deshi që të shënoj te dy ndeshjet kundër Shqipërisë. Shprehja e nervozes nga disa në fushë dhe në tribuna është normale sepse të gjithë duan të fitojnë”, deklaroi Shaqiri./Shqipmedia

Exit mobile version