Categories
Lajme

SHBA, aktivitete studentore për ngritje të vetëdijes Islame

Një student musliman që ndjek studimet në Universitetin Grand Valley në shtetin e Michiganit kurrë nuk do të ndihet i vetmuar, kjo në saje të një shoqate të studentëve musliman e cila ofron mbështetje, lufton stereotipet dhe korrigjon keqkuptimet.
“Shoqata e Studentëve Musliman”  ofron ambient mbështetës për studentët e këtij universiteti,” ka thënë Jena Stoken, një nga dy presidentët e kësaj shoqate.
Si pjesë e aktiviteteve të shpeshta pro-Islame, shoqata në mars do të organizojë Javën e Vetdijësimit Islam, e cila do të përfshijë diskutime, trajtimin e imazhit të muslimanëve në media dhe gruaja në Islam.
“Injoranca, po ekziston, por ne po mundohemi të bëjmë një punë mjaft të mirë që të promovojmë mirëkuptimin dhe diversitetin në kampus,” ka thënë Nargilya Casanova, anëtare e kësaj shoqate.
Gjatë Javës së Vetëdijësimit, do të organizohet edhe një ngjarje e veçantë për hixhab, në të cilën femrat nga ky universitet do të vënë hixhabin gjatë gjithë ditës dhe do  të ndajnë përvojat e tyre.
Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, në SHBA  jetojnë 6 deri në 8 milion musliman.
Sipas një sondazhi të Gallup, muslimanët amerikanë në përgjithësi shprehin angazhim të fortë për besimin e tyre dhe nuk vërehet ndonjë tendencë për konflikt thelbësor midis të qenit i devotshëm dhe jetesës në një shoqëri moderne./mesazhi/
 

Exit mobile version