Falë mbështetjes së zyrtarëve të shkollës, muslimanja e mbuluar iu bashkua ekipit basketbollistik të shkollës në Connecticut, me shpresë se do të bëhet model për vajzat tejra muslimane në SHBA
“Kjo është për shkak të besimit tim”, thotë Buthaina Alahwas, studente në Shkollën Gilbert në Winsted, Connecticut, për një websajt sportiv. “Më duhet të respektoj besimin tim”, shton 16-vjeçarja, e cila migroi nga Jemeni 11 muaj më parë.
Pasi vjen nga një familje e devotshme muslimane, Alahwas në kokën e saj mban shaminë, e cila ia mbulon flokët dhe qafën. Ajo gjithashtu mban mëngë të gjata dhe pantallona të gjata.
Përkundër kundërshtimit nga shkolla të ndryshme amerikane, zyrtarët e shkollës Gilbert ishin të gatshëm ta pranojnë këtë veshje, njofton IINA.
Me pranimin e vajzës në ekip, Gerry Hicks, trajner basketbolli në tre dekadat e fundit, u përpoq t’i ndihmoj vajzës së re në gjetjen e pajisjeve të duhura. Hicks kujtoi anëtaret e ekipit olimpik të Arabisë Saudite, dhe duke kërkuar në internet, gjeti një mbulesë të lehtë, nga pesha, dhe të projektuar për sport.
Pengesa tjetër ishte të sigurohet leja për vajzën me shami nga Connecticut Interscholastic Athletic Conference (CIAC) t’i lejohet një veshje e tillë, gjë e cila është miratuar nga CIAC.
Megjithatë, mbulesa nuk u përshëndet në të gjitha shkollat.
Në Hagerstown, Maryland, në vitin 2011, vendimi i gjykatësit ishte që hixhabi nuk është i sigurt, kështu që basketbollistes nuk ia lejua të inkuadrohet në lojë.
Pas ardhjes nga Jemeni, ku nuk ka basketboll të organizuar për vajza, Alahwas dëshiron të shfrytëzoj momentin që të përparoj dhe të bëhet model për vajzat tjera muslimane.
“Ne këtu kemi një trajner i cili do të na mësojë se si të luajmë”, thotë Alahwas, e cila luan basketboll prej moshën 11 vjeçare.
“Ajo nuk ka njohuri të vërtetë për lojën, nuk i ka aftësitë reale si vajzat që kanë luajtur më shumë, por të gjitha vijnë me kohë”, thotë Hicks, i cili përmedni shpejtësinë e Alahwas. “Ajo merr pjesë në çdo gjë, duke i bërë të gjitha stërvitjet”, vazhdoi ai.
“Unë mendoj se kjo është e mirë për vajzat tjera, të kenë një vajzë me besim tjetër në ekip”, thotë Hicks./igj/