Pas emigrimit në Amerikë, 30 vjet më parë, Makbul Patel përjetoi diçka çfarë nuk kishte në vendin e tij në Indi – dimrin e ftohtë.
Patel, i cili në Riverside jeton me bashkëshorten Nesim, tregon, kur kishte ardhur në SHBA, ai kishte vazhduar të merrej me stomatologjinë në Çikago. “Ishte shumë bukur”, tregon ai. “Kur erdha në Çikago, për të parën herë e përjetova dimrin. Asnjëherë më parë nuk e kisha parë borën.”
Një mik i tij i cili jetonte në Kaliforni e ftoi atë të shkonte në zonat më të ngrohta, ndërsa gjashtë muaj më vonë ai u nis drejt perëndimit ku vazhdoi me praktikën e tij në Inland Empire, ku ai gjithashtu e ndihmonte shoqërinë përmes punës së tij vullnetare.
Në fund të vitit 2014 Patelit (57) i është dhënë çmimi “Hero i qytetit”, si mirënjohje për ndihmën e dhënë bashkëqytetarëve.
Përveçse ndihmoi mijëra pacient në Inland Empire, që nga viti 1990, Patel, gjithashtu, themeloi klinikën stomatologjike “Esh-Shifa”, klinikë falas në San Bernardin, e cila u ofron shërbime pacientëve pavarësisht të ardhurave të tyre, prejardhjes, fesë, racës apo përkatësisë etnike.
Patel, një musliman i devotshëm, thotë se misionin e tij për t’i ndihmuar njerëzit e sheh si obligim.
“Në fenë time mjekësia është një profesion fisnik”, thotë ai. “Shërbimi ndaj shoqërisë është një nga gjërat më fisnike që duhet bërë.”
Patel, gjithashtu ka marrë edhe çmimin për punën e tij si ish-president i Qendrës Islamike Riverside. I shqetësuar për rritjen e ndjenjave anti-muslimane pas 11 shtatorit, Patel ka ndërmarrë disa hapa për të lidhur komunitetin musliman, Riverside me të tjerët. Ai ishte organizator i ngjarjes ‘Dyert e hapura të xhamisë’, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta vizitojnë xhaminë dhe të mësojnë për Islamin. Ai ndihmoi në realizimin e ‘Iftarit Vjetor’ në Riverside gjatë muajit të Ramazanit, ku mblidhen njerëzit e besimeve të ndryshme.
Omar Zaki, i cili 15 vjet më parë e njoftoi Patelin në qendrën Islamike, e nominoi mikun e tij për çmimin ‘Hero i Qytetit’. Zaki, mikun e tij e përshkruan si modest, të devotshëm dhe bujar.
“Ajo çka e udhëheq njeriun në jetë është feja”, thotë Zaki. “Si musliman, përgjegjësia e tij është të ndihmoj të tjerët. Ai këtë e bën pa kurrfarë kompensimi. Ky njeri, me të vërtetë përpiqet që t’ju tregoj të gjithëve se çfarë do të thotë jesh musliman i mirë. Ai këtë e bën me bujarinë e tij. Ne, si musliman amerikan kemi nevojë për më shumë njerëz si Dr. Patel.”
I rritur në një familje të madhe të klasës së mesme në Gjurat të Indisë. Makbul bashkë me nëntë fëmijët tjerë vareshin nga të ardhurat e babait, i cili ishte mësues. Qysh në fëmijërinë e tij kishte mësuar të vlerësoj vlerën e parasë. Gjatë praktikës së tij private, takoi shumë njerëz që kishin nevojë për ndihmë dhe ai dëshironte t’i ndihmonte.
Patel thotë se në vitin 1999 një grup i muslimanëve formuan një klinikë mjekësor jofitimprurëse në zonën Musco, ndërsa në vitin 2004 ai në të njëjtën zonë hapi klinikën stomatologjike.
“Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë”, thotë ai. “Erdha këtu dhe vërejta se një numër i madh i njerëzve vijnë në ordinancën time pa sigurim. E shfrytëzova këtë mundësi të mirë për t’i ndihmuar ata”, thotë Patel.