Categories
Lajme FRI

Shehtanski me qëndrime ogurzeza për shqiptarët

Lideri i partisë TMRO Vanço Shehtanski dhe njëherësh drejtor në Inspektoratin shtetëror në Ministrinë e pushtetit lokal edhe njëherë dëshmoi albanofobinë me qëndrimet e tij.
Ai kësaj radhe në emër të partisë u bëri thirrje maqedonasve që jetojnë në Çair, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë që të mos lejojnë që të jenë nën presion dhe t’iu shesin shqiptarëve pronat e tyre.
“Shihet qartë se është rritur aktiviteti i shqiptarëve me fonde nga SHBA dhe nga Evropa, për qëllimin e tyre që sa më shumë të marrin tokë maqedonase, për statusin e tyre final në Maqedoni”, thuhet në njoftim.
Kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar thotë se maqedonasit nuk kanë tokë për shitje. Ata propozojnë që urgjent të miratohet ligj për shitjen e pronave, personave fizik në periudhë prej 50 vitesh dhe të shtohen investimet shtetërore në pjesën Veriperëndimore të Maqedonisë, me qëllim që të ringjallen fshatrat e braktisura maqedonase.

Exit mobile version