Një grup biznesi nga Lindja e Mesme është gati të bëjë një ofertë të çmendur prej 1.5 miliard paund për të blerë Arsenalin. Kjo komani që përbëhet nga investitorë me prejardhje nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po mendon që më këtë shifër rekord, të arrijë të bindë aksionistin kryesor të klubit, Sten Krënke, të shesë pjesën e tij
Sipas “The Sunday Telegraph”, kushti kryesor për këtë marrëveshje është që Arsenali të arrijë të kualifikohen në Ligën e Kampioneve në vitin tjetër. Amerikani Krënke është aksionisti kryesor i klubit, ndërsa edhe uzbeku Alisher Usmanov ka një sasi të konsiderueshme kuotash të aksioneve të klubit. Investitorët e rinj mendohet se do të bëjnë gati një paketë prej 20 mijë paund për çdo aksion, duke bërë që vetëm Krënkë të përfitojë rreth 830 milion paund nga shitja e pjesës së tij. Kjo do ta bënte këtë shitjen më të madhe të një klubi në historinë e futbollit botëror, duke lënë pas edhe shumën prej 800 milion paund që familja Glejzër pagoi për të marrë Mançester Junajtid.
Sipas gazetës angleze, është planifikuar që në javën e ardhshme të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të kompanisë arabe dhe Krënke, ku do t’i parashtrohet kërkesa për shitjen e aksioneve të tij. Njëkohësisht, do të fillojnë negociatat edhe me Usmanov, edhe pse ky i fundit ka deklaruar shpesh se ëndërron që të jetë ai presidenti i klubit dhe të blejë të gjitha aksionet e tij. Një burim ka konfirmuar se ky është momenti i duhur për të bërë një ofertë të tillë, pasi klubi rrezikon të filloj një cikël rënie, siç ka ndodhur më parë me Liverpulin. “Arsenali është në një momenti kritik tani, pasi ekziston frika se klubi mund të fillojë ciklin e rënies si Liverpuli. Ky është momenti i duhur, pasi këto para justifikojnë rëndësinë që ka ky klub aktualisht. Ky grup nuk do të bëjë ofertë nëse fillon rënia e Arsenalit, ndaj Krënke dhe Usmanov nuk do të kenë më mundësinë të përfitojnë kaq shumë para në të ardhmen. Vlera e Arsenalit nuk mund të rritet më shumë, pasi nevojitet një kapital i jashtëzakonshëm për ta kthyer përsëri në majën e futbollit botëror”, tregoi për gazetën angleze një burim brenda grupit të bizneseve që gjatë javës do të paraqesë zyrtarisht ofertën e vet.
EDITOR
12 years ago
previous article
Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale
next article
Bajerni i rekordeve vazhdon ecurinë e pandalshme
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago