Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të tij, Manchester City, ka njoftuar për projektin e rinovimit te stadiumit të tij.
Skuadra e famshme e futbollit, ka aprovuar punën për të shtuar edhe 14.500 vende të tjera në stolat e “Etihad Stadium”. Impianti i Manchester City, që është në pronësi të shoqërisë së sheikut Mansour, do të bëhet kështu impianti i dytë më i madh i Anglisë, me një kapacitet 62.170 spektatorë, mbas “Old Trafford” të Manchester United me 76 mijë vende.
Categories