Shejh Jusuf Kardavi, kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, i ka bërë thirrje ushtarëve egjiptian të refuzojnë urdhërat për të vrarë protestuesit paqësor.
“U bëj thirrje oficerëve dhe ushtarëve egjiptian të refuzojnë urdhërat për të vrarë demonstruesit,” tha Kardavi në një fjalim për popullin egjiptian transmetuar live në kanalin Al Jazeera.
Al-Kardavi vuri në pikëpyetje qëllimin e al-Sisit për të kthyer Egjiptasit kundër njëri tjetrit.
“Pse ne jemi përshkruar si terroristë?” pyeti ai.
“Populli egjiptian ka refuzuar largimin e presidentit të zgjedhur, dhe pezullimin e kushtetutës,” shtoi ai.
Ushtria tha të enjten se thirrja e al-Sisit nuk i ishte drejtuar në ndonjë partie politike apo grupi.
“Nuk kishte asnjë kërcënim të partive të veçanta politike. Kjo është një nismë kombëtare për t’u përballur me dhunën dhe terrorizmin, i cili kërcënon revolucionin e popullit egjiptian dhe sigurinë”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë.
Por në mbarë vendin, thirrja e Sisit është parë si thirrje për dhunë, e cila mund të nxisë atë që egjiptianët frikësohen – lufta civile.
/mesazhi/
Categories