Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi, ka dënuar aktet e dhunës ndaj një kishe në Egijjpt, gjë e të cilën e interpretoi si një akt i cili synon të shkatërrojë kompaktësinë sociale dhe tolerancën mes feve të ndryshme në vend. Shejh Kardavi theksoi se dispozitat e sheriatit e ndalojnë kategorikisht cenimin e të drejtave dhe dhunën ndaj ithtarëve të Librit, bashkëkombasit e myslimanëve, njëlloj siç e ndalon për myslimanët.
Ai tha se si Kurani, ashtu dhe tradita profetike i shohin akte të tilla si gjyhnahe të rnëda. Profeti Muhamed a.s, në një hadith thotë:”Kush vret një qytetar ithtar të Librit, nuk do e shijojë aromën e parajsës, edhe pse aroma e saj ndihet dyzet vite larg.”
Ai theksoi se Vëllazëria Myslimane, që në ditët e saj të para në kohën e Hasan Benna-s, pati krijuar lidhje të forta me komunitetin krishter të Egjiptit. Benna kërkonte ndihmën e shumë personaliteteve të krishtera gjatë ligjëratave dhe takimeve të tij me popullin.
Njëkohësisht, Kardavi dënoi dhe dhunën e ushtruar ndaj studentëve në universitetet egjiptiane, si dhe arrestimin e dhjetëra prej tyre. /ardhmeriaonline/
Categories