Categories
Lajme

Shejh Kardavi dënon masakrën ndaj demonstruesve në Egjipt

Shejh Jusuf Kardavi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, e ka dënuar ashpër masakrën e puçistëve egjiptianë ndaj demonstruesve paqësorë në sheshin Rabia Adevije. Ai i bëri thirrje të gjithë popullit egjiptian që të dalë në shesh dhe të dalë përballë vrasësve dhe kriminelëve.
Gjatë një fjale të tij në kanalin Alxhazira, Kardavi u bëri thirrje të gjithë myslimanëve anembanë që të mbajnë qëndrim dinjitoz ndaj masakrave që po ndodhin në Egjipt këto ditë.
Nga ana tjetër, ai i bëri thirrje të gjithë egjiptianëve që besojnë në Zot dhe e duan islamin, që të dalin në sheshin Rabia, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre. Një ftesë të veçantë shejh Kardavi u bëri dhe të krishterëve të Egjiptit, që tu bashkëngjiten vëllezërve të tyre myslimanë kundër padrejtësisë. “U them vëllezërve të mi të krishterë, se nuk do i mbrojë kush përveç myslimanëve” tha ai.
Kardavi tha se demonstruesit paqësorë nuk i frikëson ajo që ndodhi një ditë më parë, ata janë burra me vullnet luani dhe nuk lëkundën aspak.
Ai i bëri thirrje Ligës Arabe, OKB, Konferencës Islame për Bashkëpunim dhe Unionit Afrikan që të mbajnë qëndrim ndaj masakrës dhe autorëve të saj. Njëkohësisht, i bëri thirrje politikanëve arabë dhe myslimanë,  që të radhiten me të drejtën dhe me besimtarët e lirë.
Ai u bëri thirrje myslimanëve nga mbarë botën që të luten për vëllezërit e tyre të persekutuar në Egjipt. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version