Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi, është shprehur në emisionin “Sheriati dhe Jeta” në kanalin Alxhazira, se kriza e Sirisë tregoi fytyrën e vërtetë të Hizbullahut dhe ithtarëve të tij, të cilët i ka pushtuar shejtani dhe i ka bërë të harrojnë Zotin.
Ai tha:”I kam kundërshtuar dijetarët e Arabisë Saudite, duke bërë thirrje për të mbështetur Hizbullahun, por e shoh që kam gabuar. Dijetarët e Arabisë Saudite, paskan pasur njohje më të thellë rreth realitetit të këtyre. Ata e paskan ditur çfarë mashtruesish janë.”
Shejh Kardavi shprehu keqardhje për kohën që ka harxhuar gjatë procesit për afrimin mes sunitëve dhe shiave, duke thënë:”Mes nesh nuk ka asnjë hapësirë të përbashkët, pasi iranianët duan ti shfarosin sunitët.” /ardhmeriaonline/
Categories