WOOLWORTHS ju dëshiron konsumatorëve një urim me “Gëzuar Ramazanin”.
Gjigandi i supermarketeve ka promovuar Ramazanin në shitore në zonat me popullsi të madhe myslimane në Australi.
Në Sunshine Marketplace Woolworths, postera dhe një pamje me arra dhe fruta të thata i përshëndet klientët.
Festivali fetar Islam-mujor përfshin agjërimin në orët e ditës.
Por disa konsumatorë janë ankuar për promovimin, sipas tyre, kinse, është fyes dhe jo australian.
Zëdhënësi i Woolworthsit, Russell Mahoney tha se promovimi është duke u zhvilluar në 239 shitore në mbarë Australinë.
“Ne festojmë aq shumë festimet ndërkombëtare që është e mundur për të mbështetur popullsinë që është e ndryshme të Australisë,” tha ai.
Kjo përfshinë edhe Virin e Ri Hënor dhe Pashkët.
Sekretari i Këshilli Islamik në Victoria, Ghaith Krayem, përshëndeti promovimin e WOOLWORTHS ‘dhe tha se njerëzit që kundërshtojnë iniciativa të tilla e bëjnë këtë nga injoranca dhe frika e pabazë.
“Ramazani është një muaj për reflektim dhe rinovim dhe ndoshta është gjithashtu një kohë për të gjithë ne që të jemi më afër njëri-tjetrit më gjithëpërfshirës dhe jo të shtyjmë më larg njëri-tjetrin.”
Burimi: news.com.au
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
“Hem strajcë, hem e arnuar!?”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago