Në miqësoren mes Lionit dhe Realit të Madridit, u shënua goli më i bukur i cili do të konkurrojë edhe për çmimin goli i vitit 2013-të. Luhej minuta e 20 e ndeshjes, kur topi nga e djathta erdhi deri tek 22- vjeçari Klemen Grenijen.
I njëjti ishte i kthyer nga ana e kundërt e portës, por pa menduar fare ia ndërroi drejtimin topit dhe atë e vendor pas shpinës së gardianit të mbretërve. Ky ishte goli i parë i shënuar për skuadrën e Lionit, ndërsa epërsinë në 2:0 e ngriti Lisandro Lopes. Skuadra e drjetuar nga Karlo Ançeloti deri në mbyllje të ndeshjes arriti të barazojë me golat e shënuar nga Morate nga pika e bardhë dhe Kasemir.
Categories