Forumi Rinor Islam, dega Kumanovë, sot organizoi një shëtitje të veçantë në Kodrën e Diellit me vajzat aktiviste, duke sjellë një ditë të mbushur me harmoni, energji dhe vlera të përbashkëta.

Ky aktivitet ofroi mundësinë për të shijuar bukuritë e natyrës, për të forcuar lidhjet mes njëra-tjetrës dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e një shoqërie të shëndetshme.

Në frymën e mesazhit islam, bashkësia dhe miqësia e mirë luajnë një rol kyç në zhvillimin personal dhe shpirtëror. Siç na këshillon Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të), shoqëria e mirë është një pasqyrë e shpirtit tonë dhe një burim frymëzimi për përmirësim të vazhdueshëm.

Me aktivitete të tilla, FRI vazhdon të forcojë lidhjet mes anëtarëve dhe të promovojë vlerat islame, duke nxitur shoqërinë e mirë dhe angazhimin aktiv.

15 Shkurt, 2025