Futbollisti më i mirë në botë argjentinasi Lionel Mesi ka vendosur të ndërtojë një shtëpi në Barcelonë. Arkitekti me siguri nuk është mendruar gjatë për projektin pasi se vet futbollisti i ka dhënë rekomandime se si duhet të duket shtëpia e tij, njofton albtime.com.
Pas planit ideor të shtëpisë së re qëndron Luis de Garido, njëri nga arkitektët më të njohur në spanjoll.
Shtëpi në formë futbolli duhet të kryhet vitin e ardhshëm. Mesi ka vendosur të ndërtojë shtëpi të re pas lindjes së djalit të tij Tiagos.
Veç Mesit ky arkitekt i njohur ka dizajnuar edhe shtëpi për shumë yjet botërore si Naomi Kempbel dhe të tjerë.
Garido ka deklaruar se kjo do të jetë shtëi ideale për Mesin dhe familjen e tij. /albtime
Categories