Një video tjetër shqetësuese qarkullon nëpër mediat sociale. Bëhet fjalë për një nxënës i cili i vërsulet arsimtarit të tij. Sipas Metropol RTK Radio incidenti ka ndodhur në shkollën teknike elektrike “Gjergji Canco” në Tiranë.
Ende nuk dihet nëse është incident i këtij viti apo ka ndodhur më herët. Është një sjellje devijante nëpër shkollat shqiptare që duhet denoncuar siç ishte rasti i vajzës Duda e cila rrahu shoqen e saj, çështje për të cilën u mor policia.
Categories