Disa lloje të qumështit “Dukat” dhe “Vindija” tërhiqen nga tregu për shkak të dyshimit se ata kanë rritje të materieve të aflotoksinit M1, shkruan “Jutarni List” i Kroacisë.
Për këtë materie prodhuesit në Kroaci i kanë paralajmëruar nga Bosnja e Hercegovina, ndërkaq ky lloj i qumështit shitet edhe në Maqedoni.
Mostrat e kontrolluara në Institutin e veterinarisë në Kroaci kanë treguar disa tejkalime të vogla nga sasia e limituar, por për shkak të sigurisë mostrat e qumështit janë dërguar edhe në laboratorin e Vjenës të Austrisë. Këto rezultate priten në mesin e muajit shkurt.
Prodhuesit e këtij lloj të qumështit e kanë informuar ministrinë se të gjitha sasitë e prodhuara tërhiqen nga tregu dhe ndalohet eksporti për në BeH.
Bëhet fjalë për llojin e qumështit “Vindija” me yndyrë prej 2.8 % me paketim prej 1 litër me afat të skadimit deri më 7 mars 2013, pastaj lloji i qumështit “UHT” që është i homogjenizuar dhe sterilizuar më 2.8 %, paketim 1 litër me afat të skadimit 31 maj 2013, qumështi “Dukat” me yndyrë 2.8 % me afat të skadimit 24 qershor 2013 si dhe qumështi “Lagano Jutro” 2.8 % yndyrë me afat të skadimit 25 prill 2013, njofton “Zhurnal”.
Organet kompetente në Maqedoni ende nuk kanë njoftuar se nëse do të largohen nga shitja këto lloje të qumështit që aktualisht gjenden në tregun e Maqedonisë.
EDITOR
12 years ago
previous article
Yilmaz kosovarëve: Ju armatosim ne
next article