“Shesim veshkën për 100 mijë euro” është një nga shpalljet që qarkullon në faqet e internetit të shitblerjeve në Maqedoni.
Dukuria e tillë është masive së fundi në vend, pasi që për shkak të krizës sociale, shumica e qytetarëve për mbijetesë tashmë nxjerrin në shitje edhe organet e tyre.
Agjencia e lajmeve INA ka hulumtuar shpallje të tilla, ku qytetarët kanë pranuar se shesin organet e tyre, kryesisht veshkët, për të përballuar krizën, borxhet dhe gjendjen e vështirë social – ekonomike.
Shpalljet e tilla vështirë gjenden, por ato janë të kamufluara, me qëllim për t`iu shmangur ligjit dhe drejtësisë, pasi që kjo është e ndaluar me ligj.
Kohëve të fundit edhe një familjar maqedonas shpalli publikisht shitjen e veshkës së tij për të shkolluar fëmijët, dhe se ky lajm ishte tronditës dhe u përhap në shumë media të vendit dhe rajonit.
Klinika e Urologjisë në Shkup thekson se nuk ka pasur raste të pranimit të pacientëve që kanë transplantuar veshkët për qëllime financiare.
Nga kjo klinikë kanë theksuar se transplantimet pranohen vetëm për pacientët dhe dhuruesve të veshkëve që janë në lidhje familjare.
Por, siç bëhet e ditur, transplantet e tilla realizohen nëpër kanale dhe klinika ilegale brenda dhe jashtë vendit. Por, deri tani nuk ka pasur dyshime të tilla për praninë e ndonjë klinike ilegale për transplantimin e organeve. (INA)
EDITOR
11 years ago
previous article
Gruevski: 300 punësime për të hendikepuarit
next article
Reali nënshkruan me Messin japonez (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago