All-llahu i Madhërishëm në fillim të sures Et-Tur e përshkruan detin dhe thotë se ai është i mbushur. Ai thotë: “Pasha detin e ndezur.” (Et-Tur;6)
All-llahu i Lartmadhëruar betohet në këtë detë të mbushur, ndërkohë që Ai nuk ka nevojë për të, por Ai dëshiron t’i kthejë shikimet e robërve të Tij drejt madhështisë së sendit të betuar në të, sepse Ai nuk betohet vetëm se në gjëra të mëdha.
Fjala “mesxhur” e përmendur në ajet në aspektin gjuhësor domethënë “një send që ndizet derisa bëhet i nxehtë”. Uji është komponenti i kundërt i zjarrit, sepse kur gjendet njëri nuk gjendet tjetri, ndaj zjarrin e shuajmë me ujë. Pra, si mund të jetë deti i ndezur? Disa thanë: “Atomi i ujit, a nuk përbëhet prej oksigjenit dhe hidrogjenit?”
Ndërsa, oksigjeni – siç e dimë – është gaz i ndezur, ndërsa hidrogjeni gaz që ndihmon ndezjen. Nëse All-llahu e ndan këtë raport në lidhje të ftohtë mes tyre, atëherë deti do të bëhej një copë zjarri.
Kjo në kuptim, ndërsa një shkencëtar bashkëkohor ka thënë: “Është zbuluar se në brendësinë e oqeaneve ka vullkane, të cilat nga plasja e tyre hedhin zjarr.” Ky është një argument prej argumenteve të All-llahut në krijesat e Tij, pasi që nëse nuk do të ishte ky zjarr, atëherë, qeniet e gjalla në brendesinë e oqeaneve nuk do mund të jetonin në atë errësirë të madhe.
Shkencëtarët në fundin e viteve gjashtëdhjetë të shekullit të njëzetë, domethënë 1400 vite pas zbritjes së Kur’anit Fisnik, kanë zbuluar se të gjitha oqeanet dhe shumë dete, fundet e tyre janë të ndezura me zjarre.
Ky është fenomeni që Allahu e përmendi në Kur’an dhe e emëroi atë “Deti i ndezur”./Forumi Rinor Islam/
Dr.Muhamed R. Nabulsi
Categories