Categories
Lajme

Shkencëtarja e re turke fitoi çmimin “Science in Action”

Projekti i bioplastikës nga bananeja i shkencëtares adoleshente nga Turqia fitoi çmimin “Science in Action” në Google Science Fair.  Zëvendësimi natyror për plastikën vjen papritmas nga një nxënëse 16 vjeçare – Elif Bilgin nga Turqia ka arritur të prodhojë plastikë nga lëvorja e bananes.
100% natyrore dhe aq thjeshtë për t’u prodhuar saqë, sipas saj, çdokush mund  ta bëjë. Me këtë zbulim ajo ka fituar çmimin “Science in Action”, 50.000 dollarë, jo i mjaftueshëm për një mrekulli të tillë. Bioplastika e posedon të njëjtën fortësi sikur plastika normale, që do të thotë se nga ajo mund të prodhohet një shishe që do ta mbante ujin. Dallimi i vetëm është se bioplastika shpërbëhet më shpejtë dhe nuk e ndotë ambientin.

Elifi i shpenzoi dy vjet për zhvillimin e projektit të saj, me ç’rast i pati 10 dështime. Ose bëhej plastika shumë e fortë, ose shpërbëhej shumë shpejt. Së fundi ia arriti të prodhonte plastikë me vetitë që shumë gjatë i kishte kërkuar.
Ky lloj i plastikës natyrore do të mund ta zvogëlonte ndotjen e ambientit të shkaktuar deri më tash nga plastika./mesazhi

Exit mobile version