Ekipi i Shkëndisë do të luaj në finalen e Kupës së Maqedonisë kundër rivalit të qytetit, Teteks.
Shkëndija ka arritur të barazoi sot në qytetin e Shkupit si mysafir i Vardarit, 1-1. Golashënues për Shkëndijën ishte Elmedin Rexhepi në minutën e 81′, ndërsa vendasit shënuan në minutat shtesë. Shkëndija dhe Vardari edhe në Tetovë luajtën baraz por pa gola, kështu që Shkëndija luan në finale shkaku se ka shënuar si mysafir dhe nuk ka pranuar gol.
Në anën tjetër, Teteksi ka mposhtur Sileksin me rezultatin 2-0, ndërsa ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e parë prej 0-1.
Kupa e Maqedonisë finalen do ta ketë tetovare, ku në mes vete do të përballen dy rivalët e mëdhenjë, Shkëndija dhe Teteksi. /Tetova1.com/
EDITOR
12 years ago
previous article
Ndërtimi i xhamisë në Lisiçe, nevojë e qytetarëve që refuzohet nga një kryetar komune
next article
Nga pak kapak, deri te lumturia
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
18 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
18 hours ago