Categories
Lajme FRI

Shkolla e pare virtuale për mësimin e gjuhës angleze

Zhvillimi i teknologjisë informative dhe zhvillimet e hovshme në këtë industri kane bërë hapa të mëdha edhe në zhvillimin e sistemit të shkollimit online. Shkolla e parë online për mësimin e gjuhës angleze e mundësuar nga Prof Qazim Aliu iu mundëson të rinjve dhe gjithë të tjerëve që kanë dëshirë të mësojnë gjuhen angleze nga shtëpia pa pasur nevojë për pagese.
Është kjo mënyra më e lehtë ku Prof. Qazim Aliu ofron humanitetin e tij në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve në mësimin e gjuhëve të huaja, në këtë rast të gjuhës angleze për të gjitha shtresat shoqërore, edhe për ata që kanë dëshirë të mësojnë dhe nuk kanë mundësitë financiar.
Por edhe shtresat tjera të shoqërisë, ku nga orari i tejzgjatur i punës kanë rastin të mësojnë gjuhen angleze nga shtëpia duke përdorur të vetmin burim, kompjuterin dhe internetin dhe me një procedure të lehtë ata do të kenë mundësin të regjistrohen dhe të ndjekin mësimet për tu njohur me gramatikën e gjuhës angleze.
Shkolla virtuale në vete nuk përfundon me kaq, në këtë shkollë të gjithë ata që regjistrohen si studentë do të kenë edhe testin për çdo modul të kryer si dhe diskutimet që mund ti bëjnë tyre, diskutime të hapura për të gjithë duke shkëmbyer ide. Në këtë shkolle do të gjendet edhe biblioteka elektronike me tituj të librave elektronik.
Mënyra e ligjërimit në këtë shkolle është e dizajnuar në formatin e videove, ku studentet kanë mundësi të dëgjojnë dhe të shohin ligjëratat si të ishin në një klase reale të shkollës. Kjo shkolle në veçanti dallohet edhe nga hapësira qe u dedikohet të gjitha shtresave, duke mos përkufizuar në moshë dhe gjini. Platforma e shkollës për mësimin e gjuhës angleze është e dizajnuar për të gjitha pajisjet kompjuterike deri në platformën mobile, prandaj është një përparësi që ofron ndjekjen e mësimeve nga çdo vend ku ju mund të keni qasje në internet.
Vlen vetëm të klikoni: www.teprofiqaza.com
Një shkolle tipike e tillë së shpejti do të lançohet në internet për mësimin e Matematikes nga klasa e 6-të deri tek ajo e 12-të, duke iu dedikuar moshave të reja në zhvillimin intelektual dhe mësimin e matematikes nga shtëpia, duke mos pasur nevojë që të paguajnë. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi ti ndjekin mësimet falas, gjë që ju mundëson ndarjen e kohës nga rrjetet e përditshme sociale, duke mësuar për atë që sot rinia ka nevoje më së shumti.  /PCWorld Albanian/

Exit mobile version