U bë hapja e vitit të ri shkollor i kurseve edukative pranë shkollës “Haxhi Nazim Xhaferri” në hapësirat e objektit të Forumit Rinor Islam në Kërçovë.

Fillimisht u bë prezantimi i programit dhe aktiviteteve që do të realizohen në vitin e ri akademik, e më pas vijuan edhe dy fjalime nga mr. Xhabir Emini dhe dr. Kujtim Kasami të cilët ndanë disa këshilla me të pranishmit.

U bënë edhe regjistrimet për edicionin e tretë me radhë të shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”.

Numri i nxënësve që do të ndjekin programet tona edukative këtë vit kalon gjashtë dhjetëshin.

Vlen të ceket se kursi vjen me një program cilësor për një çdo nxënës shembullor, ofron një mjedis edukativ, arsimor e social për filloristët dhe adoleshentët, është i pasur me aktivitete edukative, arsimore, etike, fetare , kulturore dhe rekreative.

Kërçovë, 16 shtator 2023